14:51, 12 Korrik 2018

Qeveria e Republikës së Kosovës bën të ditur se ka ndjekur me vëmendje protestën e zjarrfikësve të Kosovës dhe ka angazhuar përfaqësuesit e saj që të sqarojnë për ta, vullnetin e Qeverisë për ta zgjidhur problemin e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, Qeveria thotë se për herë të parë në Kosovë, e iniciuar me kërkesën personale të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të zjarrfikësve, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e tyre, transmeton Klan Kosova.

”Kjo rregullore do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

”Është e rëndësishme të njoftohet opinioni, por edhe zjarrfikësit, që një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me Komunat, nga të cilat menaxhohen dhe vetëm përmes nismës tonë, konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit”.

Sipas Qeverisë definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve në vend, transmeton Klan Kosova.

Interesante