Qeveria me platformë për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 19.04.2018 10:04 19.04.2018 10:04 Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar një platformë për dialogun final në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të procedohet në kuvend. Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se dialogu do të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ka ardhur koha që qeveria t’i propozojë kuvendit një platforme për dialogun, e cila më pas do të miratohet nga deputetët si rezolutë. Në të janë të përfshira disa pika që i sigurojnë Kosovës, jo vetëm një proces të sigurt dhe transparent, mirëpo edhe proces gjithëpërfshirës për tërë spektrin politik” Haradinaj ka bërë të ditur se do të njoftojë edhe zyrtarisht presidentin lidhur me këtë platformë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 12 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë