Qeveria jep 50,000 euro për ekspertizën në rastin Dehari NULL NULL 13.10.2017 14:28 13.10.2017 14:28 Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar kërkesën që të ndahen mjetet financiare në shumën prej 50,000 eurove për ekspertizën shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit. Propozimin e ka paraqitur Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njofton Klan Kosova. Tahiri ka thënë se propozimi ka ardhur duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit të Kosovës, që obligojnë Qeverinë që të mbulojë shpenzimet për ekspertizën shtesë jashtë vendit lidhur me këtë rast. Ministri i Drejtësisë ka thënë se po punon që ky rast të zbardhet deri në fund. Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit më 18 nëntor 2016 doli në përfundim se Dehari ka bërë vetëvrasje. Në ndërkohë që familja Dehari nuk e ka pranuar këtë ekspertizë duke kërkuar hetim shtesë jashtë vendit për rastin e të birit të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë