Qeveria jep 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave nga ethet hemorragjike NULL NULL 28.04.2017 13:47 28.04.2017 13:47 Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve prej 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo. Qeveria miratoi edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Ministri i Shëndetësisë tha se ndarja e mjeteve është një hap i qëlluar dhe me kohë, sepse dezinsektimi i hapësirave në zonat endemike në Kosovë që preken nga sëmundja e etheve hemorragjike Krime-Kongo është një veprim shtesë i veprimeve që ndërmerren nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale dhe qendrore, njofton Klan Kosova. Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga ministrat përkatës, ai i Shëndetësisë dhe i Bujqësisë, që të veprojnë sa më shpejt në kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024