Qeveria: I papranueshëm arrestimi i kosovarëve mbi bazën e fletarresteve serbe NULL NULL 15.03.2016 14:24 15.03.2016 14:24 Në mbledhjen e sotme të Qeverisë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka informuar kabinetin qeveritar për arrestimin gjatë të premtes, nga autoritetet maqedonase, të Gafurr Dugollit, zyrtar i Ministrisë së FSK-së, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së. “Shfrytëzoj rastin që në këtë takim të Qeverisë të kërkojmë nga ministritë përkatëse, respektivisht edhe nga Qeveria e Kosovës, që të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të natyrës diplomatike por edhe ligjore, me qëllim të lirimit sa më parë të Gafurr Dugollit, por në të njëjtën kohë të shikohet mundësia që të bisedohet që në të ardhmen të mos përsëriten fletarrestet e tilla për ish- pjesëtarët e UÇK-së”, tha Demolli. Nga ana e tij, kryeministri Isa Mustafa, tha se Qeveria ka reaguar lidhur me këtë ngjarje dhe se tashmë mbetet një çështje e cila duhet të zgjidhet, transmeton Klan Kosova Duke iu referuar faktit se Kosova ende nuk është anëtare e Interpolit, kryeministri Mustafa tha se kjo po bën që të ketë vështirësi për qasje në informata paraprake lidhur me listën e emrave që janë dhënë, më pas ato po hyjnë në sistem dhe vendet e caktuara po veprojnë sipas rregullave. “Ne i konsiderojmë se veprimet e tilla janë të papranueshme”, shtoi ai, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje në mënyrë që Serbia të heq dorë nga këto veprime, dhe që pastaj ato të zgjidhen në suaza të rregullave ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 1 minutë më parë