8:15, 14 Shtator 2017

Qeveria “Haradinaj”, e cila i ka 21 ministri, pritet “të rehatohet” edhe me rreth 50 zëvendësministra, duke tejkaluar kështu për nga madhësia shumicën e qeverive në rajon.

Sipas burimeve të gazetës Zëri sipas marrëveshjes së koalicionit, PDK-së së Kadri Veselit i takojnë rreth 20 pozita të zëvendësministrave, ARK-së shtatë, AAK-së gjashtë, Nismës pesë zëvendësministra në Qeveri, ndërsa të tjerët i takojnë përfaqësuesve të minoriteteve.

Megjithatë, zyrtarët e PDK-së dhe të AAK-së nuk preferojnë të flasin për numrin e zëvendësministrave që do t’i ketë Qeveria e re, pas reagimeve të shumta në opinion për madhësinë e ekzekutivit.

Interesante