Qeveria Haradinaj me 200 këshilltarë NULL NULL 02.11.2017 08:08 02.11.2017 08:08 Kryeministri Ramush Haradinaj u ka gjetur punë 16 këshilltarëve në kabinetin e tij, përderisa njëri nga ministrat e tij në kabinet tashmë i ka shtatë këshilltarë politikë dhe dy asistente ekzekutive. Nga shtatë deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit sillet në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh, shkruan Zëri. Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan tutje Zëri. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në uebfaqen e këtij dikasteri qeveritar tashmë ka publikuar emrat e shtatë këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative. Përveç numrit të madh të ministrive, Qeveria e Kosovës pritet t’i ketë rreth 50 zëvendësministra, të cilët po ashtu kanë të drejtë të emërojnë asistentë. Shkrimi i plotë në Gazetën Zëri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë