15:54, 12 Tetor 2018

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e një shkolle fillore në fshatin Samolicë të Bujanocit, njofton Klan Kosova.

Lajmin është bërë i ditur nga vetë komuna e Bujanocit.

“40 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës, për renovimin e shkollës fillore në fshatin Samolicë, janë paguar sot në xhirollogarinë e komunës së Bujanocit”, thuhet në njoftimin për media.

“Kjo përkrahje ishte rezultat i vizitës së Ministrit, Abelard Tahiri, që kishte realizuar në Bujanoc, ku edhe kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete”.

“Gjendja momentale e shkollës fillore në Samolicë nuk përmbushë kushtet normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Këto kushte do të përmirësohen shumë shpejt”.

Për këtë lajm është shprehur i lumtur edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Më në fund iniciativa ime për të mbështetur Komunën e Bujanocit me mjete për renovimin e një shkolle, është bërë realitet. Përkundër vonesave të shumta para të cilave nuk hoqëm dorë asnjë moment, premtimi u përmbush. Urime për banorët e fshatit Samolicë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet – sot ato kanë arritur në llogarinë e komunës40 mij eurot e ndara nga Qeveria e…

Publiée par Komuna e Bujanocit – Faqja Zyrtare sur Mercredi 10 octobre 2018

klankosova.tv