historianet
15:00, 21 Prill 2017

Në orën gjashtëmbëdhjetë të ditës së sotme, e premte, përfundon ultimatumi që historianët e Deçanit ia patën dhënë qeverisë së Kosovës për t’ua plotësuar dy kushte. Përndryshe ata patën paralajmëruar se do të ndërmarrin masa dhe mund të përshkallëzohet situata.

Kushtet e tyre janë; Tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, dhe  Qeveria e Republikës se Kosovës, me një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

Selim Lokaj, kryetar i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan i pyetur nga Klan Kosova se a janë ende në qëndrime të njëjta për ultimatumin dhe bllokimin e rrugës ka thënë se nëse edhe një orë, aq sa ka mbetur nga përfundimi i afatit të thënë nga ta për qeverinë (ora e publikimit të këtij artikulli 15:00) nuk ndërmerret asgjë, atëherë ata do të mbajnë një mbledhje dhe do të dalin me hapat e mëtutjeshëm.

Lokaj është shprehur i shqetësuar se si qeveria e Kosovës, përkundër disa institucioneve ndërkombëtare, s’ka treguar fare interesim për brengën as kushtet e tyre.

“Ne do të mbajmë një mbledhje në orën 18:00 dhe më pas do të dalim me informacione se çfarë do të ndërmarrim në vazhdim. Ende sigurt s’mund t’ju them asgjë, sepse vendimet finale i merr kryesia, por me siguri se do të ketë protestë dhe bllokim të rrugës”, ka thënë Lokaj.

Lokaj e ka quajtur anomali të pashërueshme heshtjen e qeverisë së vendit karshi kërkesave të tyre.

lokaj

klankosova.tv

 

Interesante