19:27, 1 Korrik 2017

Një qen arriti të ngjitet në skenë – madje zuri vend në qendër gjatë një performcance të një orkestre.

Kjo ka ndodhur gjatë një koncerti të mbajtur në Ephsus të Turqisë, ky “mysafiri i paftuar” u shfaq nga prapaskena, transmeton Klan Kosova.

Qeni pasi u ngjit në skenë me shikim kurioz rreth e rrotull dhe duke qenë që s’ishte i mahnitur me koncertin u ulë në skenë dhe nisi të gromësijë.

Disa pjesëtarë të orkestrës e vërejtën qenin me bisht të syrit, por që puna kërkohej mbi të gjitha të ishte profesionale dhe vazhduan të luanin nëpër instrumente.

Interesante