Qeni i cili adhuron picat NULL NULL 14.11.2018 20:00 14.11.2018 20:00 Disa muaj më pare një përdorues i Facebook-ut me emrin Estrella CR, ngarkoi fotografitë e një qeni teksa qëndronte tek dera e një picerie në Meksiko City, këto fotografi u bënë virale. Në pamje dukej si një qen e zakonshëm i humbur, atëherë pronarët e picerisë, kuptuan se qeni ishte I pronarit të dyqanit përballë. Pronari i dyqanit tha se arsyeja e qëndrimit të qenit tek dera është se ai është adhurues i madh i picës. Nga ai moment qeni u ushqye me pica, derisa u detyrua të mbajë në qafore mbishkrimin “Mos më ushqe me pica”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.