Qëndron Kastrati njoftohet me komshinjtë e tij NULL NULL 12.10.2017 22:12 12.10.2017 22:12 Kandidati për kryetar komune në Kamenicë nga Lëvizja Vetëvendosje, Qëndron Kastarti, mbrëmë u zu ngushtë në emisionin Magazina Lokale në Klan Kosova kur u pyet se a i njeh komshinjtë e tij në Kamenicë, pasi tash e sa kohë jeton në Prishtinë. Kastarti, u përgjigj disi duke iu shmangur përgjigjes direkte, por mbase mrëmë ka reflektuar, pasi sot ka postuar në Facebook një fotografi duke “u njoftuar me komshinj”. “Duke u njoftu me kojshi e duke bisedu për rëntgenin, klanin Pronto, projekte të dështuara, por edhe për qeverisje të drejtë, për qytetarin, me Vetëvendosjen”, shkruan Kastarti, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024