21:31, 14 Nëntor 2017

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kamenicë, Qëndron Kastrati, ka vendosur që të mos marrë pjesë në debatet televizive të balotazhit me kandidatin e LDK-së, Shaip Surdullin, njofton Klan Kosova.

Kastrati ka thënë se “LDK ka kaluar çdo kufi të moralit politik”, me cilësimin e tij si “djalë të terroristit”, ndonëse “babai është angazhuar vetëm për çlirimin e Kosovës dhe pallati i kulturës në Kamenicë e mban emrin e tij”.

Vendimi për mospjesëmarrje në debate ka ardhur pas “shpërndarjes së shpifjeve dhe propagandës së ultë nga LDK”, ku, mes tjerash, ”komunitetit rom dhe atij serb u është thënë që me ardhjen e Qëndron Kastratit në pushtet në Dardanë ata do të dëbohen nga Kosova”.

 

Qëndron Kastrati braktis në mënyrë demonstrative studion e Tribuna Channel

Pas shpifjeve tejet të ulëta të kundërkandidatit tim, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të marr pjesë më në debate me të.Ju ftoj që ta shpërndani këtë video në mënyrë që qytetarët e Kamenicës të shohin se sa jo-korrekte është bërë propaganda e kundër-kandidatit tim.

Posted by Qëndron Kastrati on Dienstag, 14. November 2017

 

Emisioni i plotë

 

 

 

 

 

 

Interesante