Qëndrimi i tepërt pranë ekraneve rritë rrezikun për obezitet dhe kancer NULL NULL 07.11.2018 20:00 07.11.2018 20:00 Qëndrimi për shumë kohë pranë ekraneve po i bën fëmijët që të kenë probleme me shikimin, mbipeshën dhe kancerin, kanë paralajmëruar ekspertët. Një rishikim i 80 studimeve të ndryshme me mbi 200 mijë persona, ka treguar se telefonat e mençur dhe tabletat, së bashku me pijet që përmbajnë sheqer, janë rreziqet më të mëdha për obezitet tek fëmijët. Të qenit mbipeshë mund të çojë në disa tipe të kancerit, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, veshkave, prostatës, pankreasit dhe atë ovarian. Qëndrimi i tepërt para ekraneve gjithashtu ndikon në dëmtimin e syrit – numri i fëmijëve që kanë probleme me shikim është dyfishuar brenda 50 vjetësh. Studiuesit kane thëne se këto të gjetura janë shumë të rëndësishme si dhe kanë bërë thirrje për më shumë kontroll ndaj fëmijëve, në veçanti për ushqimin dhe ushtrimet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë