Qendra Korrektuese mban tryezë për të drejtat e grave të privuara nga liria NULL NULL 07.12.2017 17:00 07.12.2017 17:00 Në shënim të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave, në ambientet e Qendrës Korrektuese në Lipjan, është mbajtur sot tryeza ”Të drejtat e njeriut- grave të privuar nga liria”. Ky aktivistet është organizuar në bashkëpunim me këtë Qendër, nga Njësia për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë, njofton Klan Kosova. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Qemajl Marmullakaj, me këtë rast, ka theksuar se do të punohet në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe infrastrukturor, në mënyrë që të ndikohet drejtpërdrejt në avancimin e respektimit të të drejtave edhe për gratë që kanë rënë ndesh me ligjin. ”Çdo qytetar i Kosovës, përfshirë edhe ata që kanë rënë ndesh me ligjin, kanë të drejtë për trajtim të barabartë dhe dinjitet. Andaj, është me rendësi që Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe komponentët e veçanta të tij të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta për trajtimin e grave në vuajte të dënimit”, tha ai, njofton Klan Kosova. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka kërkuar që të bëhet më shumë në punësimin e këtyre grave, që do të ndihmonte në pavarësimin financiar të tyre. Leonora Selmani, nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, ka theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të grave, sidomos të të burgosurave, çdo ditë, e jo vetë gjatë 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave. Madje, ajo ka përmendur që OKB ka caktuar këto 16 ditë, në kujtim dhe nderim të motrave Mirabal të Republikës Dominikane, të cilat në vitin 1960 ishin vrarë padrejtësisht në burg. Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, ka bërë një prezantim të punës që bëhet në këtë qendër, duke u fokusuar më shumë në aktivitete që ndihmojnë në risocializimin dhe riedukimin e grave, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 13 minuta më parë