19:30, 17 Shkurt 2017

Besa Luzha nga Shoqëria Civile, ka thënë se hapja e Qendrës Kulturore të Klan Kosova, është një kontribut i madh i kulturës kosovare.

Këto komente Luzha i dha në Info Magazinën e sotme, teksa ishte e ftuar në hapjen solemne të teatrit kulturor.

Po ashtu me rastin e nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Luzha shtoi se vendi ende ka sovranitet të kontestuar, njofton Klan Kosova.

”Jam e mahnitur me bukurinë e sallës”.

”Më vjen mirë që Klan Kosova ka menduar për dicka që i mungon aktiviteteve kulturore në Kosovë”.

”Teatri po duket bukur dhe besoj që të gjithë të ftuarit do të kënaqen sonte në teatër”.

”Herë mungonte instrumenti, herë mungonte salla”.

”Kjo është një mundësi që të mund ta shfrytëzojmë  për koncertet të cilat skemi mundur t’i mbajmë deri më sot për shkak të një mungese të një vendi të tillë”.

”Kjo qendër e Klan Kosova është një kontribut shumë i mirë për komunitetin e kulturës”.

”Disa prej simboleve të shtetësisë janë dhe sallat e operas në përgjithësi aktivitetet kulturore”.

”Çdo ditëlindje është rast për të festuar.  Qytetarët e Kosovës e ndjejnë që ka pasur arsye që për nëntëvjetor të festohet pavarësia”.

”Në nëntëvjetor ende e kemi sovranitetin e kontestuar, ende kemi të bëjmë me përpjekjet tona për ta ndërtuar shtetin”.

Interesante