12:38, 7 Dhjetor 2018

“30 ditë heqje lirie”, është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.

50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga Spitali i Traumës teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Situata e goditjes me këpucë u shmang nga truproja i kreut të qeverisë dhe forcat e policisë që arrestuan menjëherë burrin, megjithatë, vetë reagimi i Ramës ishte i ashpër çka u pa edhe me mimikën e tij.