10:35, 11 Janar 2019

Reperi dhe mbrojtësi i hapur i komunitetit LGBT, Kevin Fret, është qëlluar për vdekje në Porto Riko.

Fret ishte 24 vjeçar dhe përshkruhej si artisti i parë homoseksual në muzikën latine Trap, njofton Klan Kosova.

Ai u vra në kryeqytetin San Juan, mëngjesin e së enjtes kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Artisti Fret u qëllua tetë herë, ndërsa po hipte në një motoçikletë në rrugë, dhe u godit në kokë po ashtu.

Vdekja e tij sjell numrin e vrasjeve në Porto Riko këtë vit në 22, shtoi policia, njofton Klan Kosova.