Qëllohet me plumb në kokë një 15-vjeçar në Peqin NULL NULL 19.11.2018 21:13 19.11.2018 21:13 Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Peqin. Një 15-vjeçar është plagosur me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Burimet thonë se adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Dyshohet se i mituri është vetëqëlluar me armë, por rrethanat janë duke u zbardhur nga policia, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 9 minuta më parë