Putin: 700 pengje janë kapur nga Shteti Islamik në Siri NULL NULL 18.10.2018 16:35 18.10.2018 16:35 Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se rreth 700 pengje, duke përfshirë shtetasit amerikanë dhe europianë, janë kapur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri. Duke folur në qytetin Soçi të Rusisë, Putin ka bërë të ditur se pengjet janë kapur në një pjesë të Sirisë e cila ka qenë e dominuar prej forcave lokale të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Ai nuk ka specifikuar se çfarë ishin kërkesat e militantëve, por ka thënë se kishte një ultimatum që premtonte ekzekutimin e 10 pengjeve brenda ditës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Putin ka shtuar se grupi militant ISIS është duke e zgjeruar kontrollin në zonat që kanë qenë të dominuara nga Shtetet e Bashkuara. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.