Pushuesit nga Kosova e Maqedonia mbajnë gjallë turizmin shqiptar NULL NULL 20.07.2017 14:45 20.07.2017 14:45 Shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni janë pushuesit më besnikë të Shqipërisë. Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Qershor 2017, rezulton 207.972, ndërsa të njëjtën periudhë një vit më parë, ky numër ishte182.606 duke shënuar një rritje me rreth 13,9 %. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave dhe mësohet se vendin e pare për numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë e mban Kosova me 31,0 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve nga Maqedonia me 12,1 %, Greqia me 9,2 % dhe Itali 7,5 %, shkruan Lapsi.al. Zonat ku janë përqendruar më shumë vizitorët janë Durrësi dhe Shëngjini, më pas vjen Vlora e Saranda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 22 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 28 minuta më parë