Punonjësit serbë padisin EULEX-in për diskriminim NULL NULL 29.08.2016 20:41 29.08.2016 20:41 Në një komunikatë për media, nga Axelle Reiter, – që prezantohet si përfaqësuese ligjore e serbëve që punonin në EULEX – thuhet se asnjë nga serbët që kanë punuar deri më tani në këtë mision nuk do të punojnë më duke filluar nga nëntori i këtij viti, njofton Klan Kosova. Sipas Reiter, “punonjësit e vjetër të EULEX-it të përkatësisë etnike serbe janë diskriminuar dhe shkarkuar nga detyra e tyre për shkak se edhe pse ata janë në dygjuhësor në gjuhën serbe dhe angleze, ata nuk kuptojnë ose nuk e flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe”. Largimi nga puna i punëtorëve serbë ka ndodhur për shkak të rikonstruktimit të misionit, por sipas Reiter, kjo ka diskriminuar serbët që ishin pjesë e EULEX-it. Paditësit janë të gjithë pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë të punësuar në selinë e Misionit të EULEX-it që siguronin asistencë në gjuhën serbe dhe angleze. “Pasi që kanë mësuar për vendimin, të gjithë punonjësit të prekur kanë shkruar një peticion dhe e kanë dërguar atë të Shefi i EULEX-it dhe zyrave përkatëse, duke vënë në pah shqetësimet e tyre lidhur me vendimin me argumente shumë të forta kundër atij vendimi dhe pasojat që do të shkaktohen”. “Pasi që kërkuan nga Shefi i Misionit të rishqyrtojë vendimin, paditësit ishin të zhgënjyer kur mësuan që ai e mbështeti diskriminimin”, shkruan avokatja belge, Reiter. “Për ta bërë gjendjen edhe më të patolerueshme, kur punonjësit serbë të Kosovës kërkuan nga Misioni të zgjedhin këtë mosmarrëveshje në arbitrazh, siç parashikohet në kontratën e tyre, ai u përgjigj duke deklaruar se vendimet dhe veprimet e tij nuk mund të sfidohen nga punonjësit e saj në Kosovë. EULEX-i ka mohuar të drejtat kontraktuale të arbitrazhit duke këmbëngulur se është më i larti dhe nuk i nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”. “Paditësit, duke e marrë çdo hap të duhur në dispozicionin e tyre tashmë kanë filluar procedurat drejt Gjykatës Kushtetuese e Kosovës duke kërkuar masë të përkohshme dhe urdhra që EULEX-i të marrë pjesë në procedurën para gjykatës së pavarur dhe arbitrazhit të paanshëm ose të humbas imunitetin e tij dhe të përballet me paditësit në gjykatat e Kosovës”. Në anën tjetër, paditësit kanë sfiduar të drejtat e Gjyqtarëve të punësuar nga EULEX-i që punojnë në Gjykatën Kushtetuese si dhe Këshilltarë të lartë juridikë, poashtu të punësuar nga EULEX-i për të këshilluar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që të marrin pjesë në vlerësimin e këtij rasti, për shkak të konflikti të qartë interesi që lind për shkak se i padituri është personi i cili është i punësuar dhe e pranon pagën e tyre. Axelle Reiter, avokate e ankuesve e thirrur në Bar të Brukselit në Belgjikë, thotë se “ne, nga zemra e Bashkimit Europian, jemi të trazuar të shohim këtë Mision, që shkel të drejtat e njeriut në këtë mënyrë”. Megjithatë në njoftim nuk bëhet e qartë se për sa punonjës bëhet fjalë dhe as nuk specifikohen saktë detyrat e tyre brenda sektorëve të EULEX, pos që bëhet e ditur se kanë qenë asistentë gjuhësorë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 35 minuta më parë