Punëtori i Kanye West lëndohet rëndë gjatë punës NULL NULL 24.03.2018 17:00 24.03.2018 17:00 Një punëtor i kompanisë së Kanye West pësoi dëmtim të rëndë të këmbës gjatë punës së tij, aq sa i është dashur shërbimi transportues ajror që të dërgohet në spital. Burimet në Qendrën Teknike në Calabasas – ku ndodhet edhe zyra e reperit – treguan se personi në fjalë ishte duke e transportuar një makineri shumë të rëndë, me gjasë që përdoret për punimin e patikave Yeezy të markës së Kanye, kur ajo iu rrëzua dhe ia kapi këmbën. Burimi më tej ka treguar se ai lëshoi një ulërimë me zë të lartë dhe qëndroi i mbërthyer nën pajisjen e rëndë për disa minuta, si dhe janë dashur shtatë persona për ta hequr atë dhe t’ia lirojnë këmbën. Organet e rendit kanë treguar se rreth orës pesë pasdite kanë marrë telefonatë rreth këtij rasti dhe se lëndimi ishte aq i rëndë sa kërkonte transport ajror për kujdesin emergjent mjekësor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.