19:50, 8 Nëntor 2018

Missing Link sapo ka debutuar trajllerin e ri.

Ky film, i cili përmban zëra të Hugh Jackman, Zoe Saldana, Zach Galifianakis, Timothy Olyphant, David Walliams, Emma Thompson, Matt Lucas, Ching Valdes-Aran, Stephen Fry dhe Amrita Acharia, pritet të shfaqet në kinema më 12 prill të vitit 2019.

Ja një përmbledhje e shkurtër: I lodhur së jetuari i vetëm, zotëri Link rekruton një eksplorues të patrembur me emrin Lionel Frost për ta shoqëruar në udhëtimin për t’i gjetur të afërmit e tij të humbur në luginën e Shangri-La.

Së bashku me aventurieren Adelina Fortnight, treshja e patrembur e eksploruesve ndeshen me shumë sfida ndërsa udhëtojnë në vendet e largëta të botës për të ndihmuar mikun e tyre të ri. Nëpërmjet kësaj, të tretë mësojnë se ndonjëherë mund ta gjeni familjen në vendet që më së paku e prisni.