9:52, 16 Maj 2018

Dy faqe të reja nga ditari i Anne Frank janë publikuar, në të cilat ajo ka shkruar disa shaka të pista si dhe ka hedhur në letër mendimet e saj në lidhje me seksin.

Ditari i adoleshentes hebreje, të cilin e kishte shkruar duke u fshehur nga nazistët, u bë i famshëm kur u publikua pas vdekjes së saj në fund të luftës.

Faqet e fshehura ishin mbuluar me letër të ngjyrosur me ngjyrë kafeje – me sa duket për të fshehur shkrimin e saj nga familja e saj.

Teknikat e reja më në fund kanë mundësuar që studiuesit t’i lexojnë ato.

Këto shkrime janë te datës 28 shtator 1942, vetëm pak kohe pasi 13 vjeçarja Anne ishte fshehur.

“Do ta përdorë këtë faqe për të shkruar shaka të pista” kishte shkruar Anne, dhe kishte hedhur në letër ato shaka që dinte.

Ajo shtoi edhe disa rreshta ne lidhje me edukimin seksual, përderisa e imagjinonte veten duke i treguar dikujt në lidhje me këtë. Anne kishte përmendur edhe prostucionin, në lidhje me të cilin kishte folur babai i saj.