“Psikologu” godet grupin që furnizonte burgun me drogë NULL NULL 28.07.2017 16:20 28.07.2017 16:20 Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis sativa, celularë dhe vlera monetare brenda ambienteve të burgut të Durrësit. Operacioni i koduar “Psikologu”, ka vënë në pranga edhe pesë persona, midis të cilëve psikologun e burgut, Arjan Belishova, një shitës në burgun e Durrësit, Serxhio Shtjalashi, një i burgosur, Saimir Zotkaj si dhe dy banues në Durrës, Sodiol Duma dhe Astrit Hushi. Sipas policisë, këto të fundit siguronin lëndët narkotike dhe psikologu i fuste në ambientet e burgut, ndërsa i burgosuri Zotkaj i shpërndante te të burgosurit e tjerë, lekët dorëzoheshin te shitësi i burgut, duke i kamufluar sikur po blinin produkte ushqimore ose cigare, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 24 minuta më parë