17:42, 12 Prill 2018

Një moment aspak i këndshëm i ka ndodhur një spikereje lajmesh në një televizion lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa gjatë kronikës që po transmetohej janë dëgjuar disa rënkime erotike nga një mashkull.

Pasi transmetimi është rikthyer në studio, ajo është detyruar të kërkojë ndjesë për këtë incident të turpshëm që ndodhi, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë ka nisur hetimi i brendshëm në staf, në mënyrë që një ngjarje e tillë të mos përsëritet më.