PSG ka gati 240 milionë euro për transferime NULL NULL 28.06.2017 09:43 28.06.2017 09:43 Skuadra franceze nuk do të kurseje për të përforcuar fort radhët para nisjes së edicionit të ri të Ligue 1 Paris Saint-Germain ka gati 240 milionë euro për të transferuar yjet si Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarumma në kryeqytetin francez. Raportet thonë se gjiganti i Ligue 1 është gati të paguajë 135 milionë euro për Mbappe dhe 39 milionë euro për gardianin e Milan, Donnarumma. Po ashtu ka gati 42 milionë euro për asin e Monaco, Fabinho, si edhe 23 milionë euro për Raphael Guerrero të Borussia Dortmund. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.