19:17, 12 Tetor 2018

Zyrtarët e PSG dhe CRVENA Zvezda kanë mohuar akuzat për një kurdisje të ndeshjes mes tyre më 3 tetor në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“ Kjo është hera e parë që po dëgjojë për këtë, nuk është e mundshme dhe nuk është e vërtetë”, ka deklaruar për L’Equipe presidenti i nderit i ekipit serb, Dragan Dzajic, njofton L’Equipe, përcjell Klan Kosova.

Përderisa askush nga UEFA nuk ka pranuar ta komentojë rastin,zyrtarët e klubit francez kanë mohuar akuzat duke thënë se ata asnjëherë nuk janë kontaktuar nga shtëpia evropiane e futbollit për një gjë të tillë.

“Asnjëherë, asnjë antarë i klubit tonë nuk është ftuar të flasë për çështje tjera përveq atyre që janë të lidhura me organizimin e ndeshjeve, vizitave dhe drekave zyrtare që janë pjesë e çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve”, kanë deklaruar zyrtarë të PSG.

Sipas raportimeve pjesë e këtij trukimi është një zyrtarë i serbëve i cili kishte vënë bast gati pesë milionë euro se Crvena Zvezda do të humbte nga parisienëve me më shumë se pesë gola të pësuara.