Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pse Vuçiq i pranoi kushtet e Thaçit, duke poshtëruar Serbinë”

NULL NULL
28.03.2017 15:16

Sanda Rashkoviq Iviq, anëtare e grupit parlamentar “Serbia e Re – Lëvizja për shpëtimin e Serbisë ” e ka pyetur kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq se pse i ka pranuar siç ka thënë ajo “kushtet e Hashim Thaçit për ta vizituar Kosovën”.

Përveç kësaj, ajo ka thënë se shefi i Qeverisë serbe në këtë mënyrë ka përulur veten serbët dhe Serbinë.

” Kryeministri ynë dhe kandidati për president, Vuçiq mori leje nga Hashim Thaçi me kushtin që në Kosovë  të mos mund të vijë me dy ministrat atë të policisë dhe mbrojtjes”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Kryeministri ynë është duke shkuar në Kosovë në kushte poshtëruese”, tha Rashkoviq Iviq .

Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq që ta vizitojë nesër Kosovën, por vetëm për tri orë.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.