20:00, 11 Tetor 2018

Prekja e hundës mund të përhapë pneumoninë, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Bakteret që shkaktojnë infeksionet vdekjeprurëse mund të shpërndahen edhe përmes futjes së gishtërinjve në hundë, apo prekjes së hundës me duar, në qoftë se ka baktere në to.

Ekspertët kanë thënë se ndonëse është e pamundur të ndalohen fëmijët të prekin hundën e tyre, një gjë e tillë mund të ndihmojë të rriturit të kenë kujdes.

Pneumonia vret miliona njerëz nëpër botë çdo vit dhe është e rrezikshme për foshnjat dhe personat e shtyrë në moshë, si dhe për ata që kanë sistemin imunitar të dobët.