23:02, 8 Gusht 2018

Rekomandimi i mjekëve është që bashkë me tabletën të merrni një sasi të caktuar lëngu.

Përpirja e tabletave pa ujë, raporton “Timesof India”, mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin tuaj, posaçërisht për ezofagun.

Në vend të parë kur pini tabletën pa ujë mund të lëndoni ezofagun. Kur kalon nëpër këtë pjesë tableta mund të shkaktojë lëndime të vogla, më saktësisht prerje.

Gjithashtu, përpirja pa ujë e tabletave mund të shkaktojë vjelljen, irritimin dhe inflamacionin e ezofagut, por lehtë mund edhe të mbërthehet.

Varësisht nga madhësia e tabletës, nëse mbërthehet tableta mund të shkaktojë dhembje në gjoks, madje edhe gjakrrjedhje.

Edhe studimet e gastroenterologëve turq tregojnë që marrja e tillë e tabletave dëmton ezofagun – madje nëse merren edhe tabletat me vitaminën C kanë efekt negativ në këtë pjesë të sistemit të tretjes.

Rekomandimi i mjekëve është që tabletat gjithmonë t’i pini me një ose dy gota ujë, shkruan Albeu.