Pse ndjehemi të lodhur gjatë gjithë kohës? NULL NULL 16.08.2018 20:00 16.08.2018 20:00 A e pyesni shpesh veten “Pse jam kaq i lodhur gjatë gjithë kohës?” Nëse është kështu, ky artikull mund të jetë i duhuri për ju. Lodhja mund të shkaktojë një serë problemesh. Për shembull, raportohet se një në 25 shoferë bien në gjumë gjatë vozitjes gjatë çdo muaji. “Medical News Today” ka bërë një hulumtim rreth shkaktarëve të mundshëm që çojnë deri te lodhja, transmeton Klan Kosova. Më poshtë gjeni një listë të disa prej arsyeve më të zakonshme që shkaktojnë lodhje dhe atë që ju mund ta bëni për ta tejkaluar lodhjen. Mungesa e gjumit Është e natyrshme të ndiheni të lodhur nga pagjumësia. Sipas një hulumtimi, një në tre persona të rritur në Shtetet e Bashkuara nuk flenë mjaftueshëm. Dieta e dobët Mënyra më e lehtë për ta larguar lodhjen është të rregulloni dietën tuaj. Ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar mund të ndikoj pozitivisht në disponimin tuaj. Mungesa e aktivitetit fizik Në vend se të shtriheni në shtrat dhe të pushoni. Nganjëherë mënyra më e mirë për të larguar lodhjen është që të merreni me ndonjë aktivitet sportiv. Stresi i tepërt Shumë situata mund të shkaktojnë stres. Puna, problemet financiare, dashuria, marrëdhëniet në shtëpi, papunësia apo dëshpërimi. Është me rëndësi që të mësoni se si ta menaxhoni stresin. Problemet me shëndet Nëse jeni duke i praktikuar të gjitha pikat e lartcekura dhe prapë ndiheni të lodhur. Atëherë është mirë të konsultoheni me doktorin sepse ka mundësi që jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë