Pse Mustafa po takohet me sindikalistë e veteranë? (VIDEO) NULL NULL 10.02.2016 20:18 10.02.2016 20:18 Numri i mysafirëve që erdhën në zyrën e kryeministrit Isa Mustafa, u shtuan ditëve të fundit. Me ftesë të kryeministrisë në zyrën e tij priti e përcolli shumë drejtues të shoqatave e sindikatave kosovare. Madje me disa prej tyre kryeministri Isa Mustafa, u shfaq edhe para mediave e u zotua se do të punojë për zgjidhjen e halleve të tyre. Por këto takime po shihen edhe si tentim për të qetësuar këto grupe në kohën kur opozita po thirr protesta të shpeshta pikërisht kundër qeverisë. Këtë po e beson njëri nga mysafirët e fundit të Isa Mustafës, Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit të Mbrojtjes së Veteranëve të UÇK-së. Por pretendimet se kryeministrit thirri sindikalist e përfaqësues veteranësh për qëllime politike po mohohet në kabinetin e Mustafës nga Sokol Havolli, shefi i këtij kabineti. Nga ana e tij kryetari i KMDLNJ, thotë se pushtetarët e kanë nën kontroll të ashtuquajturën paqe sociale, kur nuk kërcënohen nga protestat sindikaliste. Behxhet Shala, kryetari i kësaj sindikate po vëren edhe një luftë pozitë-opozitë se kush po ofron më shumë afër vetes sindikalistë. Kronikë nga Besnik Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 46 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë