21:42, 12 Mars 2018

Kryeministrin e Kanadasë e keni parë ndërsa dhe ka vallëzuar e gjëra të tjera, por e vështirë për ta besuar pasi atij i ndodhi edhe dicka tjetër!

Ndërsa ai po mbante një fjalim gjatë një ceremonie ku dhe bëri emërimin e një komisionareje të re si gruaja e parë në këtë post, dy policëve mbretërorë kanadezë, iu ra të fikët, njofton Klan Kosova.

Rreshteri me RCMP, major Tammy Patterson pas ceremonisë tha se ishte shumë e zakonshme që anëtarët e policisë mbretërore kanadeze të ligështoheshin në paradë pasi sipas tij ata qëndrojnë gjatë në këmbë dhe qarkullimi i gjakut u pamundësohet në mënyrë të rregullt.

Sipas Daily Mail ceremonia zgjati 45 minuta, megjithatë Kryeministri kanadez Justin Trudeau nuk bëri ndonjë reagim apo deklarim të mëtejm rreth këtij rasti.

Trudeau e quajti Brenda Lucki si komisioneren e parë të përhershëm të Kanadasë për Policinë Mbretërore Kanadeze (RCMP), por duket që dikush u ligështua pasi dy nga punonjësit përfundun të shtrirë përtokë.

 

 

 

Interesante