cold-woman
16:19, 19 Mars 2017

Me moshë, njerëzve e sidomos grave u vjen gjithnjë e më ftohtë.

Gratë, që psiçikisht duket të jenë më të mira në dërgimin e nxehtësisë brenda për t’i mbrojtur organet e brendshme, kanë tendencë ta ndjejnë të ftohtit më shumë se burrat e të gjitha moshave, një ndarje kjo që i kontribuon luftës gjinore në zyrat e pajisura me kondicioner ajri, shkruan Daily News, transmeton Klan Kosova.

Ndër arsyet kryesore se pse ndodh kjo është se metabolizmi ngadalësohet, dhe siç dihet metabolizmi është aftësia e trupit tuaj që ta rrisë shpejtësinë e motorit të vet për të krijuar nxehtësi. Dhe kur ngadalësohet, ju ndjeni se keni të ftohtë. Pataj, arsye të tjera kryesore janë se enët tuaj të gjakut humbin elasticitetin e tyre si dhe ju keni më pak yndyrë izoluese.

“Ka pak shqetësime që mund të jenë arsye të mëdha për ndjeshmëri më të lartë ndaj të ftohtit”, thotë Nathan Wei, M.D., një reumatolog me një numër të madh të pacientëve e te moshuar.

Por lajm i mirë është se nëse keni gjithmonë të ftohtë, kjo nuk paraqet rrezik për shëndetin tuaj.

 

 

Interesante