Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse është e rëndësishme çokollata gjatë shtatzënisë?

NULL NULL
21.03.2016 08:00

Konsumi i rregullt i sasive të vogla të çokollatës gjatë shtatzënisë ka një efekt pozitiv në funksionimin e placentës dhe qarkullimin e gjakut të fetusit, kanë  publikuar shkencëtarët kanadez, transmeton Klan Kosova

Hulumtuesit në Universitetin Laval kanë zbuluar se disa çokollata ndihmojnë nënat e ardhshme, sepse ajo redukton rrezikun e rritjes e presionit që është e rrezikshme në shtatzëni.

Studimi është i shoqëruar me konsumin e çokollatës në 130 gratë që në fillim të periudhës së studimit ishin në mes të 11 dhe 14 javë të shtatzënisë.

Gratë shtatzëna për çdo ditë gjatë periudhës katër mujore kanë  ngrënë vetëm 30 gram çokollatë.

Shumë studime të mëparshme kanë lidhur konsumimin e moderuar të çokollatës me një ndikim pozitiv në disa aspekte të shëndetit kardiovaskular.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.