Pse duhet që Hashim Thaçi t’i drejtojë bisedimet me Serbinë dhe a do ta njohë ajo Kosovën – flet Arsim Bajrami NULL NULL 23.05.2018 21:59 23.05.2018 21:59 "Presidenti është faktor uniteti dhe udhëheq politikën e jashtme. Presidenti Hashim Thaci ka përvojë të shkëlqyeshme me negociata, që nga Rambujeja. Krahas presidentit Ibrahim Rugova është personi me përvojën më të madhe shtet-formuese" Nënkryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se përvoja e gjatë politike dhe negociuese e presidentit Hashim Thaçi e bën atë njeriun adekuat për të udhëhequr fazën finale të bisedimeve me Serbinë. Në Zona B të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se pret koordinim mes institucionit të presidentit dhe Kuvendit të Kosovës në këtë proces, por jo njohje të drejtpërdrejt nga Serbia, edhe në përfundim të tij. “Presidenti është faktor uniteti dhe udhëheq politikën e jashtme. Presidenti Hashim Thaci ka përvojë të shkëlqyeshme me negociata, që nga Rambujeja. Krahas presidentit Ibrahim Rugova është personi me përvojën më të madhe shtet-formuese”. “Ky proces negociatash duhet të bëhet në koordinim të plotë me Kuvendin e Kosovës. Do të ishte e domosdoshme që presidenti të raportojë për një kornizë bisedimesh finale dhe kuvendi të votojë. Duhet të hapet rruga edhe për opozitën, sepse ndonjëherë edhe një zë kundër i shqiptarëve në Bruksel mund të ketë ndikim pozitiv”. “Nuk kam iluzion që Serbia do të nënshkruajë njohje të pavarësisë. Por do të ishte njohje e heshtur sepse marrëveshja që do të nënshkruhej do të ishte e tillë që do t’ia pamundësonte Serbisë ta pengojë Kosovën edhe për disa dekada”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë