Pse Arilena Ara u përlot në emision? (VIDEO) NULL NULL 18.11.2018 17:00 18.11.2018 17:00 Arilena Ara është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare e cila ka arritur të marrë edhe famë ndërkombëtare. Këngëtarja ishte e ftuar së fundmi në “Xing me Ermalin” ku ka folur për herë të parë në lidhje me babanë e saj i cili u nda nga jeta shumë vite më parë. “Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë aq edhe dua ta dijë e gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm”- tha Arilena dhe shpërtheu në lot. “Nuk kam folur jo pa qëllim sepse e di që do prekesha. Që kur kam humbur babain , kur dëgjoj fjalën “baba” më tingullon çuditshëm. Jam e lmtur për njerëzit që e kanë babain. Sot dua ti them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij dhe shpresoj të jetë krenar për mua”- ka përfunduar këngëtarja e cila ka marrë shumë duartrokitje nga publiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.