PS me 187.123 vota më shumë se sa PD NULL NULL 26.06.2017 17:29 26.06.2017 17:29 Janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh. Sipas rezultateve deri në orën 16:19, PS ka marrë 456,063 vota ose 47.89 %, ndërsa, vota më pak ka PD. Sipas rezultateve PD ka marrë 43 mandate deputetësh me 268,940 vota ose 28.24 % të votave. LSI ka marrë 18 mandate deputetësh me 137,299 vota ose 14.423 %. PDIU ka marrë mandate deputetësh 4 me 43,939 vota ose 4.61 %. Përndryshe deri në këtë kohë janë numëruar 3287 nga 5362 sa janë gjithsejtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.