Protestuesit tentojnë të hynë në Kuvend teksa Rama mban fjalim NULL NULL 22.11.2018 11:18 22.11.2018 11:18 Banorët, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i “Unazës së Re”, po protestojnë para Parlamentit të Shqipërisë. Protesta ka agravuar në përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për disa momente, teksa në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama ku ka folur për zgjerimin e “Unazës së Re” duke premtuar dëmshpërblim të plotë vetëm për personat që kanë banesat e legalizuara, e vetëm bonos qeraje për banorët e tjerë. Për pak minuta, protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda Parlamentit, por janë ndalur nga forcat e policisë./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 7 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 40 minuta më parë