Protesta të dhunshme në fushatën e Trump në New Mexico NULL NULL 25.05.2016 18:02 25.05.2016 18:02 Demonstruesit jasht një fushate të Donald Trump në New Mexico, i kanë venë zjarrin të gjitha materialeve që kishin të bënin me fushatën presidenciale të republikanit Trump. Këta të fundit përveç dëmeve materiale, u përleshën edhe me policinë, njofton Klan Kosova. Protestuesit hodhën shishe plastike në drejtim të policisë, dogjën bluza tek qendra e Konventës Albuquerque. Këta të fundit gjatë protestave mbanin parulla që lexonin se ‘’Trump është fashist’’ dhe ‘’Ne kemi dëgjuar mjaftueshëm’’ derisa disa të tjerë tundnin një flamur meksikan, njofton Klan Kosova. Policia iu përgjigj protestuesve duke i qëlluar me sprej lotsjellës dhe granata tymi. Protestuesit gjithashtu ndërprenë fjalimin e z. Trump gjatë fushatës së tij. New Mexico është shteti më hispanik në SHBA dhe Donald Trump ka zemëruar shumë ata me komentet e tij mbi emigracionin e paligjshëm duke futur këtu edhe planin për të ndërtuar një mur me kufirin meksikan, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova MSh-ja thotë se ka shënuar progres në menaxhimin e financave dhe integritetin institucional 2 minuta më parë