Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protesta studentore, Presidenti Meta kërkon reagim nga institucionet

NULL NULL
06.12.2018 13:00

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që janë ngritur kundër tarifave të vendosura për arsimimin e tyre dhe për provimet mbetëse.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të adresojnë këto çështje që po shqetësojnë studentët.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës, shkruan lapsi.al, përcjellë Klan Kosova.

Meta thekson se ‘duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare’.

“Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.