Protesta para Apelit: Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin! NULL NULL 20.04.2018 13:03 20.04.2018 13:03 Prej gati dy orësh në Gjykatën e Apelit të Shkodrës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj 11 kuksianëve që mbahen ende në burg për protestën në Rrugën e Kombit. Situata paraqitet ndryshe nga ajo e Tiranës, ndërsa në Shkodër kanë shkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike. Policia ka marrë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance. Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit ka një grumbullim njerëzish që kërkojnë lirimin e 11 personave të arrestuar. “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhet në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Mësohet se janë marrë në pyetje të 11 të arrestuarit, por edhe personat që u lanë në seancën e parë me detyrim paraqitje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024