Protesta në Shqipëri: 11 policë të lënduar dhe vetëm 1 protestues NULL NULL 26.05.2018 19:26 26.05.2018 19:26 Në përfundim të protestës së opozitës, policia ka dalë në përfundimin se nga radhët e uniformave blu mbetën të plagosur 11 policë, ndërsa nga protestuesit vetëm 1 person, konkretisht Bledi Kasmi, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike. Sipas policisë, incidentet nisën nga protestuesit përballë kryeministrisë dhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme. “Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit janë hedhur gurë dhe mjete të tjera rrethanore dhe mjaft prej tyre janë goditur me sende të forta. Për pasojë janë lënduar dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 11 efektivë policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe mes tubuesve pati një të lënduar, i cili mori ndihmën mjekësore të nevojshme” thuhet në deklaratë. Policia njoftoi se një grup hetimor është ngritur pranë prokurorisë së Tiranës dhe po heton për shkaqet e incidenteve. “Për hetimin e rasteve të dhunës së ushtruar është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Ky grup, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punon për identifikimin e episodeve të dhunës, identifikimin e personave përgjegjës si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi” thuhet në njoftim./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.