16:19, 7 Dhjetor 2017

43 persona janë plagosur nga sulmi me armë zjarri nga ushtria izraelite, thanë mjekët kur protestat palestineze shpërthyen në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës pasi Shtetet e Bashkuara e njohën Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, transmeton Klan Kosova.

Në qytetet e Hebronit dhe Al-Bireh të Bregut Perëndimor, protestuesit u mblodhën duke thënë “Jerusalemi është kryeqyteti i shtetit të Palestinës”

Ndërsa disa palestinezë u hodhën gurë ushtarëve.

Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytetin e tij të përjetshëm dhe të pandashëm. Palestinezët duan që kryeqyteti i një shteti të pavarur të tyre të jetë në sektorin lindor të qytetit, të cilin Izraeli pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe u aneksua në një veprim që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht.

 

Interesante