Protesta e studentëve, Basha: Hajdutëve iu është prishur rehatia NULL NULL 06.12.2018 21:11 06.12.2018 21:11 Kryetari i Partisë i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar sërish në mbështetje të protestës së banorëve te ‘Astiri’. Prej aty ai foli edhe për protestës e sotme të studentëve. Sipas kryedemokratit, tashmë hajdutëve iu është prishur rehati. “Tani vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Por ai i mban të rinjtë injorante. Gjithçka nis nga rinia. Dhe kësaj mund ti kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I ka pritur rehatin hajdutëve”, tha Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.