pd
13:45, 17 Shkurt 2017

Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë ditën e nesërme, kur do të zhvillohet protesta e Partisë Demokratike.

Protesta do të nisë në orën 12:00 dhe do të përfundojë në orën 16:00. Marshimi i protestuesve do të bëhet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri te kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”.

Si pasojë e marshim-protestës, do të ketë bllokime të pjesshme në disa segmente rrugore, si kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Zhan D’Ark” dhe kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri”, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu, ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe parkimi nga kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Interesante