Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim kundër Njerëzimit” NULL NULL 14.09.2017 16:10 14.09.2017 16:10 Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u bë promovimi i monografisë “Masakra e Reçaukt – krim kundër njerëzimit”, nga grup autorësh, botuar në dy libra të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Kjo monografi në gjuhën shqipe është botuar për herë të parë në vitin 2004 nga Fondi i Kompleksit Memorial Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, në Shtime, ndërkaq ky ribotim vije i përpunuar dhe i plotësuar. Në gjuhën angleze monografia botohet për herë të parë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë. Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.