Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria Themelore në Ferizaj për një javë ka ngritur 72 aktakuza

NULL NULL
17.12.2018 13:29

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, shkruan në komunikatën e Gjykatës, njofton Klan Kosova.

“Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë aktvendime për fillim të hetimeve”.

“Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë aktakuza”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”.

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.